Manchester City e ka shitur sulmuesin e talentuar tek ish-kampionët e Anglisë.

Leicester City ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e Kelechi Iheanacho.

Për ta transferuar reprezentuesin nigerian, Leicester i ka paguar Cityt 27.5 milionë euro, derisa ai është prezantuar në King Power Stadium.

Në dy sezone sa ka luajtur me Cityn, Iheanacho ka regjistruar 46 paraqitje në Premier Ligë dhe ka shënuar 12 gola.