Automobili i tipit “Folksvagen Polo” me targa të Prilepit, nën pronësi të M.I.K është djegur mëngjesin e sotëm në rrugën “Trajko Tarcan” në Prilep.

Siç njoftoi MPB, rasti është paraqitur në mëngjes në ora 1:10 në Stacionin policor në Prilep nga Njësia Territoriale zjarrfikëse. Pas ekspertizës u vërtetua se zjarrin e ka shkaktuar person i panjohur.

Automjeti është djegur në pjesën e gomës së prapme të djathtë, një pjesë të amortizatorit, dera e parë e djathtë dhe hapësira e bagazhit.

Nga policia njoftojnë se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe kapjen e autorëve.