Jose Mourinho nuk e ka përjashtuar rikthimin e Zlatan Ibrahimovicit në Manchester United

Zlatan Ibrahimovic është aktualisht lojtar i lirë pasi i ka skaduar kontrata me Manchester Unitedin.

Gjatë kësaj vere është përfolur se suedezi mund të rikthehet në Milan, derisa ka ofertë edhe nga ekipi amerikan, Los Angeles Galaxy.

Por, Jose Mourinho, gjatë konferencës për media para ndeshjes me Real Madridin, nuk e ka përjashtuar rikthimin e Ibrahimovicit në ‘Old Traffrod’

“Ndoshta Ibrahimovic do të qëndrojë me ne. Ai nuk ka kontratë, por ai është më afër Manchesterit”, ka deklaruar Mouirnho.

Ish sulmuesi i Interti, Milanit, Juventusit, Barcelonës e PSG-së aktualisht është duke u shëruar nga një lëndim i pësuar në sezonin e kaluar.