Zlatan Ibrahimovic ende është në kërkim të një skuadre për sezonin e ri

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është lojtar i lirë, që kur Manchester United vendosi të mos ia vazhdonte kontratën, shkau i një lëndimi që ka në gju.

 Por, kjo nuk i ka ndalur shumë skuadra që të interesohen për Ibran, një ndër to edhe Milan.

Mbrojtësi i kësaj skuadre, Andrea Conti insiston se suedezi do të ndihmonte shumë Milanin këtë sezon.

“Ibrahimovic është kampion i madh dhe ka fituar gjithçka në futboll. Ai definitivisht do të ishte një ndihmë e madhe për Milanin”, tha Conti.

Për Ibran janë duke u interesuar edhe disa skuadra nga Amerika.