Zlatan Ibrahimovic është shprehur i lumtur për rikthimin te Manchester United.

Ai deklaroi që u rikthye për të vazhduar atë që nisi.

“U ktheva për të vazhduar atë që e nisa. Ishte interesimi im dhe i klubit për të qëndruar”, deklaroi Ibra për faqen zyrtare, përcjellë “Lajmi.net”.

“Mezi pres që të kthehem në fushën e Old Trafford. Kam punuar shumë dhe do të vazhdojë të punojë për t’u siguruar që jam i gatshëm të kthehem në fushë”, shtoi ai.

Ibrahimovic ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare me klubin nga “Old Trafford”.