Ibra i Manchester United ka konfirmuar se Zlatan Ibrahimoviç i është ribashkuar klubit gati tre muaj pas largimit të tij nga “Old Trafford”. “Manchester United lajmëron se Ibrahimoviç do ta vazhdojë aventurën e tij me klubin dhe ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare. Ai do të veshë fanellën me numër. 10”, thuhet nga klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare. Sulmuesi suedez bëri 46 paraqitje dhe shënoi 28 gola për klubin gjatë sezonit të kaluar përpara se të pësonte një dëmtim të rëndë në gju. 35-vjeçari është filmuar duke veshur fanellën e re në palestër. “Jam rikthyer për të mbyllur atë që nisa,” ishin fjalët e Ibrës..