Ministri grek i Punëve të Jashtme Nikos Koxias më 30 dhe 31 gusht do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, deklaroi agjencia e pavarur ballkanike e lajmeve – IBNA, edhe pse deri tani nuk ka konfirmim zyrtar nga MPJ greke.

Sipas informacioneve të IBNA, ministri grek i Punëve të Jashtme më 30 gusht me automobil do të udhëtojë nga Selaniku për në Shkup, ku më 31 gusht do të mbajë disa takime me presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si dhe me liderët e partive politike.

Vizita e Koxias në Shkup është kthyese, pas qëndrimit të kolegut tij të Maqedonisë në Athinë në qershor.

Sipas IBNA, Koxias në Shkup do të bisedojë për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve, si dhe për përforcimin e besimit, “sepse që IJRM vazhdoi me provokime nga ana e vet”.

Agjencia, selia e së cilës është në Athinë, pastaj përkujton në reagimet e MPJ-së se Maqedonia e ka shkelur Marrëveshjen e përkohshme të vitit 1995, fillimisht me hendbollistet të reprezentacionit të Maqedonisë nën 17 vjet të cilët kanë pasur “Maqedonia” në bluzat në ndeshjen të caktuar kundër kolegeve të tyre greke në Shkup, ndërsa pastaj edhe me festimin në 2 Gusht në Toronto, ku konsulli i Maqedonisë Pallashevski ka folur para kartës së “Maqedonisë së Madhe”.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, gjatë vizitës së Koxiasit në Shkup në qershor të vitit 2015, ai dhe nikoqiri i tij ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, dakorduan 11 masa konkrete për ndërtimin e besimit ndërmjet dy vendeve, në shumë fusha.