Fakti që ka një numër të madh ndjekësish në Instagram, ka bërë që Albana Osmani të bjerë pre e hackerave të cilët i kanë vjedhur profilin e saj.

E më pas personat përgjegjës për marrjen e Instagramit, kanë postuar disa foto të çuditshme, një gotë me marihuanë, një fytyrë të nëj djali dhe një adresë SnapChat, mirëpo tashmë janë fshirë.

Pas publikimit të këtyre fotove të dyshimta Albana Osmani, ajo njoftoi se disa hakera nga Afrika i kishin vjedhur llogarinë.


Albana ka njoftuar në profilin e fondacionit të saj hakerimin e llogarisë në Instagram. Ku në faqen zyrtare të “Ti je një luledielli” u postua një lajmërim, në të cilin bëhet thirrje që të përhapet fjala për vjedhjen e adresës.

“Miq, adresa e Albana Osmanit është vjedhur dhe po përpiqet ta kthejë përsëri. Deri në një njoftim të dytë, ju lutem hyni në profilin e saj dhe mbështesni Albanën, pasi postimet e fundit janë nga hakerat. Dhe sensibilizoni njerëzit që adresa është e vjedhur! Shpresojmë shumë që sa më shpejt të jetë përsëri në duart e Albanës!