Policia e Korçës ka njoftuar se sot në pjesën e sipërme të fshatit Voskop-Korçë, në një ambient në pronësi të shtetasit A.Z, 52 vjeç, banues në këtë fshat, i cili shërbente si stallë bagëtish, por edhe si varrezë makinash, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një mjeti të vjetër pa targa

Policia njofton se mjeti ka qene i çregjistruar, ndërkohe qe janë dëmtuar xhamat e përparmë të 10 mjeteve të tjera të vjetra që ky shtetas i kishte çmontuar, pjesët e të cilave i shiste si pjesë këmbimi.

Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin/kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Shkatërrimi i pronës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar nga nenet 150 e 151 të Kodit Penal.