Babai i një 17-vjeçareje ka shokuar të gjithë me përgjigjen që i dha të bijës kur ajo i tha se dëshiron ta heqë shaminë.

Gjithçka filloi kur vajza e quajtur Lamyaa nga Pensilvania po debatonte online me një djalë për pikëpamjet e Donald Trump mbi fenë islame.

Djali i kishte shkruar Lamyaas: “Mjaft e mbrojte Islamin, ti as nuk mund ta heqësh shaminë përndryshe babai do të të zhdëp në dru”.

Pas këtij mesazhi, Lamyaa i shkroi të atit: “Baba dua të të them diçka”.

“Më thuaj. Ke ndonjë problem?”, i tha i ati. “Jam mirë. Po mendoja ta heq shaminë”, i tha Lamyaa.

Përgjigja e babait të 17-vjeçares i ka habitur të gjithë dhe tanimë biseda e tyre është bërë virale në internet.

“Zemër këtë vendim nuk mund ta marr unë. Ky vendim nuk i përket një mashkulli. Nëse kështu e ndjen, bëje. Do të të mbështes pavarësisht gjithçkaje”, i ka shkruar i ati.

Mesazhi i Lamyaas me të atin bëri xhiron e botës. Më vonë 17-vjeçarja sqaroi se nuk do e heqë shaminë.