Dy vdekje të njëpasnjëshme kanë ndodhur brenda ditës, në fshatin Dobratin të komunës së Podujevës.

Xhemajl Xhemajli, 33 vjeçar ka vdekur duke hapur varrin e kushëririt të tij Sejdiu Sejdiut i cili kishte vdekur vetëm dy orë më parë.

E sot në varrezat e këtij fshati të dy ata, u varrosën në shumë reshje shiu, e edhe në shoqërinë e shumë qytetarëve që erdhën për lamtumirën e fundit.