Shkruan, Eugen SHEHU

Bern-Zvicër

Ti je tendencioz.Ti je servil.Ti je i pamoralshëm.Ti je Dallkauk.Ti je kopjues dhe e shet atë si punën tënde.Ti gënjen dhe mashtron njerëzit e mirë,që kanë zemër,ideal e patriotizëm.Ti je koprac dhe shpifës ordiner.Ti je mbeturinë e papërmirësuar komuniste.

Një analist i mirëfilltë dhe i kompletuar është ai që përkushtohet ndershmërisht,flen e ngihet përmes librave,përmes arkivave, përmes dokumentave dhe nuk flet Jerm si në gjumë sa për të thënë diçka, ndaj je tendencioz,shpifës e mashtrues,libri për ty asht vetëm mall tregu dhe jo vlerë.

Analisti është i paanshëm,i sinqertë me shtypin,opinionin dhe është kredibël,jo urrejtës por zemër gjërë,i guximshëm,por edhe i matur dhe jo frikacak e hileqarë,siç jeni ju mbeturinat e kancerosura komuniste.

Analistit nuk i shkon të qenurit servil i mediokrëve dhe injorantëve.Por është kreativ,i ngritur në aspektin intelektual,por edhe patriot e atdhetar¨r.

Analisti nuk duhet të jetë i konsumuar,jo i lidhur me të kaluarën,por të jetë krahasues i kohës dhe i hapësirës.Njohës i mirë i trendeve politike,lokale,regjionale e globale,por kjo kërkon mundim, angazhim e mbi gjitha dijen, ekjo arrihet vetëm përmes mësim-leximit.

Analisti duhet të jetë koperativ,të lexojë shumë,qoftë dhe autorë e tituj të huaj librash,por edhe të kuptojë opinionet dhe analizat e të tjerëve,mbase kuptimi fshihet mes rreshtave,që të mund të shohë dhe përtej murreve,për të dalluar qartë të bardhën nga e zeza,që të mbledhi dituri dhe jashtë rrethit të vet,që të mund të bëjë krahasime.Por mbi gjitha të dojë Atdheun dhe Kombin,që me opinionet e tija të mbjelli shpresën dhe dashurinë,si dhe rrespektin për njëri tjetrin për të ecur para.

Por ju kancerogenët komunist,shpifjet,etiketimet dhe përbuzjet i keni genetikë,ju njihni vetëm atë të helmoni popullin me informata dhe „analiza“ kuturu,ndaj mbeteni gjithmonë servil e të pa moraltë…!