Gazetarja dhe shkrimtarja, Arlinda Canaj, i dha fund jetës pasditen e djeshme duke u hedhur nga lartësia. Ngjarja u denoncua në Policinë e Tiranës rreth orës 17:10 nga familjarët e 46-vjeçares Canaj, të cilët e raportuan rastin si vetëvrasje.

Burimet nga Policia, sipas panorama, thanë se vetëvrasja ka ndodhur në kushtet e depresionit. Oficerët e Komisariatit nr.4 kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Fillimisht ajo është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë të rënë për jetën. “

Rreth orës 19:30 mjekët u njoftuan se shtetësja Arlinda Canaj ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies nga lartësia. Nga hetimet e kryesora, kjo shtetase merrte mejkim prej 6 javësh pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj,” tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Arlinda Canaj ishte gazetarja kryesore e portalit Konica.al ndërsa në vite ka punuar në media të njohura. Canaj, e divorcuar, ishte nënë e dy vajzave, njera prej të cilave lajmëroi dhe për ndarjen e papritur nga jeta të nënës së saj nëpërmjet rrejtit social Fb.