Një grua 29-vjeçare, e cila në mënyrë dramatike i ka humbur hiç më pak se 115 kilogramë, ka folur publikisht për atë se si e ka mposhtur varësinë nga ushqimi i shpejtë.

Elena Goodall, nga Queensland, kishte arritur peshën 184 kilogramë pasi kishte ngrënë ushqime të pashëndetshme, përfshirë McDonald’s dhe KFC, transmeton Express.

Por, pika ktheyse për të erdhi kur doktorët e tronditen duke i thënë se ajo nuk do të jetonte përtej moshës 40-vjeçare, nëse do të vazhdonte të shtonte peshë.

Në emisionin Today show, Goodall, e cila është diagnostikuar me diabet dhe ndërprerje të frymëmarrjes në gjumë, ka treguar se ushqimi tipik që ajo hante ishte ushqim i shpejtë (fast food).

“Ushqimi që haja zakonisht ishte që merrja me vete. Nuk bëja ushtrime asnjëherë. Haja ushqim tri herë në ditë, kryesisht McDonald’s dhe KFC,” ka thënë ajo.

“Por, doktori ishte i qartë me mua dhe më tha se ka mundësi që nuk do të jetoja më pasi t’i mbushja 40 vjet, nëse do të vazhdoja me atë trend,” ka treguar ajo.

Ndërsa, për ata që vuajnë për të humbur peshë, Goodall ka thënë: “Gjithçka është e mundur.”

Tani, ajo peshon vetëm 69 kilogramë.

Global