Gjatë kësaj vere aksident kanë qenë të shumta në vendin tonë.

Por një tjetër problem ka qenë edhe vonesa e ambulancave. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe në Sukth, pasi një makinë ka aksidentuar një të moshuar dhe e ka lënë në mes të rrugës me kokën e gjakosur.

“I hapën kokën dhe e lanë në mes të rrugës. A ka shtet në këtë vend a jo? Policat rrinin si qofte i dëgjova vetë kur thanë se shteti ka vdekur”,- ka shkruar i riu për JOQ.al.

Kanë qenë banorët e zonës ata që e kanë ndihmuar të moshuarin sepse nëse do të ishte për shtetin ai do të kishte mbetur i shtrirë në mes të rrugës.