Një grua nga Shumbati i Dibrës, ka përjetuar një ngjarje vërtetë të tmerrshme, pasi 3 persona të maskuar i janë futur me dhunë në shtëpi.

57 vjeçarja H.Sh, menjëherë pas ngjarjes ka denoncuar ngjarjen në polici, ku ka theksuar se 3 personat e maskuar pasi e kanë kërcënuar i kanë marrë me dhunë dhe një shumë parash.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.08.2017,  në fshatin Shumbat, Dibër në banesën e shtetases H.Xh, vjeç 57, 3 persona të maskuar dhe i kanë vjedhur me dhunë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve. Nenet 139 e 25 i Kodit Penal.