Pas suksesit me këngën e fundit ‘New Rules’, këngëtarja Dua Lipa ka filluar një turne në Japoni.
Kohë më parë ishte raportuar se këngëtarja është ndarë nga i dashuri i saj Isaac Carew.
Në udhëtimin e saj në Japoni, Dua po shoqërohet me një tjetër djalë, që dyshohet të jetë i dashuri i saj i ri.
Madje ajo dje pozoi në një video, ku djaloshi shihej duke e puthur në faqe dhe në të tjerat po e përcjell vazhdimisht në çdo destinacion.
Kujtojmë që ‘New Rules’ po kalon çdo parashikim të këngëtares, duke kryesuar në të gjitha top-listat.