Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka konfirmuar se Christian panucci bën një lojë më sulmuese sesa De Biasi.

Në një deklaratë për mediat para ndeshjes kundër Lihtenshtejnit, mbrojtësi shkodran ka thënë se gjithçka do të kuptohet pas ndeshjes të së shtunës,

“Panucci përdor më shumë lojë ofensive se De Biasi. Në fushë po stërvitemi për të kuptuar lojën që do bëjmë, por do të bëjmë lojë më sulmuese, se po bëjmë lëvizje për të ecur sa më para. Do ta shohim më mire në fundjavë, se kemi pak ditë në dispozicion”, u shpreh ai.

“Maqedonia?Dihet që duhet t’i kemi kujdes se kanë eksperiencë e dinë të shënojnë golin. Duhet të vazhdojmë lojën tonë, të rrimë sa më afër dhe të mbyllim zonat. E dimë që e bëjmë mire këtë gjë”.

Kujtojmë që përballja mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit do të zhvillohet ditën e shtunë më 2 shtator në orën 18:00.