Mats Hummels mund të dënohet nga Bayern Munich, pasi ka rrezikuar duke u hedhur nga ballkoni në pishinë

Sipas Bild, qendërmbrojtësi i Bayern Munichut, Mats Hummels mund të dënohet, pasi ka rrezikuar të lëndohet.

Ai është hedhur nga ballkoni në pishinë dhe këtë video e ka postuar edhe në Instagram.

Dihet se Bayerni ka problem me lëndimin e dy qendërmbrojtësve Boateng dhe Martinez, ndërsa mungesa e Hummls do të ishte një humbje e madhe.