Mary Gram në vitin 2004 humbi unazën e saj të fejesës, ndërkohë që punonte në kopshtin e shtëpisë së saj në Alberta.

Gruaja, e cila sot është plot 84 vjeçe, e kishte marrë unazën si propozim martese në vitin 1951, por i kishte humbur shpresat se do ta gjente sërish, shkruan Blitz.

“Nuk i thashë asgjë bashkëshortit tim, sepse isha e bindur se do të më dërgonte në djall”, – shprehet Mary, e cila e kishte zëvendësuar unazën e saj me një të re, pa i rënë në sy burrit të saj.

Pasi u transferua në një tjetër shtëpi, gruaja ia dhuroi kopshtin të birit dhe nuses së tij dhe ishte pikërisht ajo që pas 13 vitesh e gjeti unazën. Ku është e veçanta këtu? Epo, unaza për 13 vite nuk rrethonte më një gisht por… një karotë!

Forma e unazës ishte ruajtur në perfeksion, kështu Mary e vuri sërish në gisht pa asnjë problem.