Gabriel Barbosa ka qenë i lidhur e një huazim nga Interi te Sportingu, por paga e lojtarit mbetet një pengesë.

Braziliani ka dështuar që të tregojë vetën në Serie A dhe bisedimet për të me Sportingun ishin duke shkuar mirë.

Sipas FCInterNews, Sportingu dëshiron që Nerazzurrët ta paguajnë një pjesë të pagës së lojtarit.

Lojtari që u transferua për 30 milionë euro ka një pagë prej 3 milionë euro.

Largimi nga Interi është punë e kryer, pasi që edhe lojtari edhe klubi duan që sulmuesi të ketë më shumë minuta në këmbë.