Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Ditmir Bushatin për riemërimin si ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se emërimin për një mandat të ri i Bushatit, në krye të MPJ’së është një lajm i mirë për diplomacinë shqiptare.Hoxhaj ka vlerësuar lartë kontributin e Bushatit edhe në ngritjen e shtetit të ri të Kosovës.“Një lajm vërtetë i mirë për diplomacinë shqiptare emërimi edhe për një mandat në krye të Ministrisë së Jashtme, i mikut tim, Ditmir Bushati. Një politikan që është angazhuar thellësisht për ta bërë Shqipërinë edhe më të mirë. Një ministër i jashtëm që si patriot i vërtetë e ka në përkushtim ditor ngritjen e shtetit të ri të Kosovës. Urime dhe suksese”, ka shkruar Hoxhaj.Hoxhaj dhe Bushati njihen edhe për miqësinë e tyre në rrafshin personal.