Nënkryetari i PDK-së Enver Hoxhaj, pas takimit mes partive politike, ka thënë se PAN kërkon që kryetari i Kuvendit dhe Qeveria të votohen në pako, raporton zeri.info.

Në këtë mënyrë sipas tij, kandidati Kadri Veseli do të terhiqet nga pozita e kandidatit për kryeparlamentar, me kushtin që Ramush Haradinaj të votohet nga subjetket e tjera politike.

“Qëndrimi është ky, kryetari dje ka dalë me një propozim ku ka thënë se PDK do të mund të dalë me një kandidat tjetër me parakushtin që Kuvendi ta votojë qeverinë Haradinaj. Ky është qëndrimi ynë dhe ne kemi kërkuar që te mërkurën e ardhshme ta kemi përsëri një takim konsultativ për të folur për seancën por nuk kemi rënë në ujdi për seancë”, ka deklaruar Hoxhaj.