Mediat sportive italiane e bënë fakt të kryer: zyrtarizimi i blerjes së mbrojtësit të Schalkes Benedikt Howedes nga Juventus, është vetëm çështje orësh.

Por, skuadra gjermane mohon zërat e transferimit.

“Në parim, unë nuk flas asnjëherë për bisedimet që janë në proces”, ka thënë drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel.

“Ajo çfarë mund të them është se ende nuk ka marrëveshje. Gazetat shkruajnë shumë gjëra”, ka shtuar ai.

“Sky Italia” raportoi se Howedes do të huazohet tek ‘Zonja e Vjetër”, me të drejtë blerje në fund të sezonit. Ndërsa “Calciomercato.com” raportoi se për sezonin në huazim bardhezinjtë do të paguajë 3.5 milionë euro, ndërsa për blerjen e plotë të kartonit edhe 11.5 milionë euro të tjerë, që në total bëjnë 15 milionë euro.