Më shumë se 1.000 persona janë shpëtuar në pjesë të vërshuara të Houstonit, derisa uragani tropikal “Harvey” vazhdon ta godasë Teksasin me shira të mëdha.

Rreth zonës së metros në Houston është shpallur gjendje emergjente, ndërsa udhëtimi është gati i pamundur, sipas National Weather Service, transmeton Express.

Raportohet për pesë të vdekur në Houston, por vetëm një prej tyre është konfirmuar deri më tani.

Guvernatori Greg Abbott ka thënë se vërshimet e mëdha janë shqetësimi i tij kryesor.

Vetëm në 24 orët e fundit kanë rënë 61.2cm shi.

Vërshimet në Houston pritet të përkeqësohen dhe mund të bëhen historike.