Shefi i Grupit Parlamentar të LAA, Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni do të sillet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk do të heqin dorë nga e drejta e tyre si shumicë.

“Qëndrimi ynë është i qartë. Për ne është i papranueshëm kandidati që është fol deri tash sepse është person i padenjë për të udhëhequr Kuvendin. Për kandidatura tjera ne i shqyrtojmë”, tha Hoti.