Ka përfunduar takimi i shefave të grupeve parlamentare, që ishte thirrur nga deputeti më i vjetër i kuvendit Adem Mikullovci.

Pas këtij takimi deputeti i LDK-së Avdullah Hoti tha se ky takim ka përfunduar pa ndodnjë zgjidhje pasi që përfaqësuesit e PAN kanë bërë një kërkesë që nuk është e pranueshme.

“Kolaicioni PAN ka kërkuar që në njëjtën pako të votohet edhe kryepalamentari edhe kryeministri. Kjo nuk është pranueshme”, tha Hoti.

Ai tha se një kërkesë e tillë nuk është në përputhje me normën demokratike.

Sipas tij, koalicioni PAN nuk e ka shumicën për formimin e institucioneve.

“Kërkojmë nga PAN që në seancën e ardhshme të tregojnë kandidatin e tyre dhe ne do të sillemi sipas Kushtetutës”, tha Hoti.