Skuadra Red Bull po bën hapa të mëdha për të ngushtuar diferencat me Ferrarin dhe Mercedes në Formula 1.

Ky është premtimi i shefit të skuadrës, Christian Horner. Si rival kryesor të këtij sezoni, Red Bull konsideronte Mercedes por rezultatet deri në këtë pikë janë zhgënjyese për skuadrën me qendër në Milton Keynes.“6 podiume dhe një fitore, janë të dhëna që na tregojmë se ndodhemi ende shumë larg pritshmërive tona. Nëse shikojmë katër garat mes Montreal dhe Silverstone nuk kishim 100 për qind besueshmëri, gjithsesi në ndalesat e fundit kemi bërë paraqitje pozitive”, tha Horner.