Presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, ka kritikuar klubet që përpiqen të manipulojnë të ardhmen e lojtarëve, duke drejtuar gishtin nga Barcelona si fajtore e mundshme.

Hoeness i referohet rastit Dembelé, i cili po bën gjithçka për të shkëputur marrëdhëniet me Borussia Dortmund për të shkuar te Barcelona.

“Nuk mund të jetë lojtari ai që vendos çmimin e tij”, tha Hoeness për Eurosport. “Nëse Barcelona qëndron prapa kësaj, atëherë nuk kam më respekt për atë klub. Të detyrosh një lojtar të prishë kontratën tregon klas të ulët”.

“Klubet duhet të tregojnë se kush është bosi dhe këto klube duhet të bëjnë kontrata të pazgjidhshme. Nëse e ke këtë fuqi në kontratë, atëherë lojtarët dhe agjentët e tyre mund të bëjnë ç’të duan. Kontrata është kontratë”.