Lirion Latifi është prezantuar te klubi hungarez Puskas Akademi. Talenti që është grumbulluar me ekipin kombëtar nga Panucci pasi kualifikoi Skënderbeun në grupet e Ligës së Europës, ka udhëtuar në Hungari, për t’iu bashkuar Puskas Akademi.

Latifi sot është prezantuar për mediat te kjo skuadër. 23-vjeçari firmosi një kontratë 4-vjeçare me klubin hungarez.

Pas nënshkrimit të kontratës, mesfushorit nga Prishtina i duhet të rikthehet në Tiranë për të qenë nën urdhrat e trajnerit Panucci për dy ndeshjet e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, ndaj Lihteshtejnit në 2 shtator në Elbasan dhe ndaj Maqedonisë më 5 shtator në Strumicë.

Latifi nuk ngurroi të thotë edhe fjalët e para si futbollist i Pushkash Akademisë, në prononcimin përpara mediave hungareze.

Jam për herë të në një klub të huaj, përshtypjet e para janë shumë të mira. Do të punoj në një ambient të shkëlqyer dhe dua ta identifikoj veten me objektivat e klubit. Do të jap më të mirën që ekipi të arrij rezultate të mira dhe ta mbështes atë, por për mua gjëja më e rëndësishme është ta ndihmoj Pushkash Akademi për të arritur objektivat”, u shpreh mesfushori.