Ish ikona e Arsenalit dhe Barcelonës, Thierry Henry, e ka këshilluar Philippe Countinhon ta ndjekë të njëjtën rrugë si Luis Suarez.

Francezi i ka bërë thirrje sulmuesit brazilian të qëndrojë në Liverpool për edhe një sezon, transmeton Express.

Barça është në kërkim të Countihons që prej largimit të Neymarit, i cili kaloi te PSG për një shumë rekord, 222 milionë euro. Megjithatë, deri tani Liverpool ia ka refuzuar të gjitha ofertat e majme Barçës për shërbimet e Coutinhos.

Braziliani e gjen veten në një situatë të ngjashme me atë të Luis Suarez, i cili në vitin 2013 deshi të largohej nga “Anfield” për t’u transferuar në Arsenal, por u detyruar të qëndronte për një sezon më shumë, para se të transferohej në Barcelonë.

“Do ta këshilloja atë të bëjë atë që e bëri Luis Suarez. Ai deshi të largohej, të gjithë e dimë, edhe pse jo për klubin e njëjtë në atë kohë. Por ai u kthye [për Liverpoolin] dhe veproi në mënyrë profesionale dhe pati një sezon fantastik. Coutinho me duket se është tip i njëjtë me Suarez. I them të kthehet, ta bëjë një sezon të mirë dhe të shohë se çfarë ndodh vitin e ardhshëm. Le ta ndjekë rrugën e Suarezit,” ka thënë Henry.