Kishit menduar ndonjëherë se supermarketi Lidl do të kishte lidhje me botën e modës? Ishte një surprizë e vërtetë e cila do të realizohet në muajin shtator!

Ky është koleksioni i parë i veshjeve firmato që do të prezantojë Lidl. Në datën 7 shtator, me rastin e javës së modës në Nju Jork koleksioni  do të prezantohet për herë të parë përmes një ylli të botës së modës, supermodeles gjermane Heidi Klum!

Kjo linjë veshjesh do të mbajë emrin “Esmara nga Heidi Klum” dhe ky bashkëpunim mendohet të lançohet në një shfaqje madhështore “Heidi Klum & The City”.