Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se gjatë muajit që shkoj janë ndërtuar gjithsej 12 rrugë në lagjen e “Zabelit”.

Ndërsa, Haziri ka thënë se brenda pak javësh do ta përmbyllet faza e parë të katërshes infrastrukturore në qytet e fshatra.

Postimi i plotë:

Kjo është rruga që e lidhë “Zabelin…” me shkollën e bujqësisë “Arbëria”, e cila ka gjatësi më shumë se 1 kilometër. Pos kësaj, në këtë lagje i kemi ndërtuar edhe 12 rrugë tjera gjatë muajit që shkoi. Brenda pak javësh do ta përmbyllim fazën e parë të katërshes infrastrukturore në qytet e fshatra. Vazhdojmë me punë t’hajrit! LH