Kapiteni i Shkëndijës nga Tetova, Ferhan Hasani, nuk do të mund të jetë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë në dy ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ me Izraelin dhe Shqipërinë.

Lëndimi që shqetësonte Bubën që në ndeshjet me Milanin dhe që e pamundësoi të paraqitet kundër Akademia Pandevit të dielën në xhiron e tretë të LPFM-së, përfundimisht e nxjer Hasanin jashta kombinimit për dy takimet e rradhës. Kjo nënkupton se Hasani nuk do të grumbullohet me ekipin përfaqësues dhe këtë periudhë do të shfrytëzojë për rikuperim.