Mes disa prej artistëve tanë përveç marrëdhënieve kolegiale ka edhe shoqëri të mirë, e ku ka shoqëri ka edhe batuta.

Një e tillë ndodhi mes Gold Ag dhe Albatrit Muçiqit me veturën e këtij të fundit.

Albatriti duket shumë i dhënë pas veturës së tij ‘Range Rover’, të cilën e ekspozon shpesh në rrjete sociale.

Por, reperi Gold Ag ia kishte fotografuar atij veturën e papastruar, duke i shkruar mbi ‘LAJE O ALBATRIT’.

Albatriti u habit nga ajo që i shkroi Goldi dhe e postoi foton në rrjete sociale me mbishkrimin ‘Vepra e Goldit hahaha’.