Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit kandidati i PAN’it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ëshë takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Këtë takim për Express e ka konfirmuar partia e Haradinjat.

Ramush Haradinaj e Edi Rama sot kanë pirë kafe së bashku në Dhërmi. Ata më këtë rast kanë bërë edhe një fotogarfi.

Por, përtej kësaj kandidati i PAN’it, për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk e kanë lënë anash edhe diskutimin rreth krijimit të institucioneve të Kosovës.

Anëtari i kryesisë së AAK’së, Muharrem Nitaj e ka konfirmuar për Express këtë takim dhe ka treguar se është biseduar edhe për situatën aktuale politike në Kosovë.

“Krejt çka mundem më thënë është se  nuk është kapërcyer as tema e krijimit të institucioneve të Kosovës dhe rëndësisë që ka ky proces për vendin”, ka thënë Nitaj.

Kurse, gruaja e Ramush Haradinajt, Anita Muçaj-Haradinaj përmes një postimi në Instagram ka treguar se janë takuar me Edi Ramën.

“Sot me Edin në Dhërmi!! Kryeministri i shqiptarëve”, ka shkruar ajo.