Nga lajmi se ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm, i pikëlluar ka mbetur edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj.
Haradinaj përmes një statusi në Facebook tha se Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje.
Ky është statusi i plotë:
“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e hershme të Bajram Rexhepit, një personaliteti të rëndësishëm në vend. Kosova ka humbur një njeri të përkushtuar për lirinë e demokracinë e saj, ish-kryeministrin e parë të saj, që ka udhëhequr së bashku me forcat tjera politike me procesin e vështirë të rimëkëmbjes së vendit dhe një mjek të shkëlqyer që ka ndihmuar njerëzit në kohë lufte e paqeje.
Në këto çaste të dhimbjes jemi bashkë me familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.
I qoftë i lehtë dheu”.