Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se është i gatshëm që të heqë dorë nga kandidatura për kryetar të Kuvendit, nëse Vetëvendosje e voton Ramush Haradinajn për kryeministër. Veseli ka thënë se krejt këtë do ta bëjë vetëm për të mos i sjellë vendit krizë politike.

“Brenda ditës së nesërme le të dalin publikisht e le të thonë se Kadri Veseli është pengesë”, ka thënë Veseli në një intervistë në RTK, duke iu referuar kundërshtimeve të Vetëvendosjes ndaj kandidaturës së tij për kryeparlamentar.

“Unë nuk e kam fare problemin e tyre, as nuk i nënshtrohem atyre asnhjëherë”, është shprehur Veseli.