Në vazhdën e punëve dhe detyrave të shumta në funksion të ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë në arsim dhe krijimit të kushteve më të mira në nivelin e arsimit parauniversitar,  Drejtoria e Arsimit për vitin e ri shkollor 2017/18, do t’i rrisë kapacitetet për përfshirjen e fëmijëve në edukimin parafillor.

“Duke parë rëndësinë që ka edukimi në fëmijërinë e hershme: në zhvillimin njohës, fizik, emocional dhe social të tyre, DKA-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet konkrete për hapjen e tri paraleleve parafillore në zozat rurale, në shkollat si “Filip Shiroka” në Slivovë, “Teuta” në Grashticë, si dhe “Nënë Tereza” në Teneshdoll”, njofton komuna e Prishtinës.

Deri tani në nivelin e arsimit parafillor, në Komunën e Prishtinës janë përfshirë mbi 80% të fëmijëve, pa përfshirë fëmijët në institucionet private. Është duke u punuar në vazhdimësi që në afat sa më të shkurtër të sigurohen kushtet e nevojshme për përfshirjen e të gjithë fëmijëve në edukimin parafillor.