Kamza ka qenë shumë aktive në merkato dhe deri tani ka firmosur me tetë futbollistë, duke bërë që grupi i futbollistëve nën drejtimin e trajnerit Ndreu të jetë më i plotë.

Tashmë kërkohet një sulmues dhe veç Plakut që kërkohet prej kohësh, tashmë është piketuar edhe një tjetër lojtar që luan në vijën e parë të sulmit dhe që ka një CV mjaft të pasur.

Bëhet fjalë për Mekoli Kresantus, 26-vjeçarin që sipas “Sport Ekspres” u ble në vitin 2008 nga Hamburgu për një milion euro dhe është huazuar te Karsluhe dhe FSV Frankfurt.

Nigeriani ka luajtur edhe në Greqi me AEK- un, ndërkohë që vjet ka luajtur në Spanjë dhe tashmë është lojtar që tentohet nga Kamza.