Toka është shumë më e nxehtë nga sa ka qenë 2000 vite më parë!

Sipas gazetës britanike “The Independent”, ky është rezultati i studimit më të fundit që ka patur si objektiv kryesor matjen e temperaturës në planetin Tokë përmes 692 termometrave të shpërndarë në çdo kontinent dhe oqean.

Emetimi i karburanteve fosile ka rritur nivelin e dioksidit të karbonit në atmosferë duke e dyfishuar në 100 vitet e fundit. Efekti i ngrohjes globale është parashikuar nga shkencëtari suedez Svante Arrhenius, që fitoi çmimin Nobel në 1895, por vetëm këtë vit NASA arrit të shpjegonte këtë fenomen.