Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus duket se i është rikthyer përsëri mendimeve të cmendura që kishte në 2013 ku shfaqej shpesh e zhveshur.

Ajo ka guxuar të pozojë tërësisht nudo për revistën Lost+Found. E fotografuar nga David LaChapelle, ajo nuk i ka lënë asgjë imagjinatës.

24-vjecarja shfaqet e zhveshur, ndërsa në zonat intime ka disa xixa që e bëjnë të duket si flutur e zhveshur.

Ndërkohë, princesha e popit ka kohë që përflitet nëpër media për martesën e saj me aktorin Liam Hemsëorth, por asgjë nuk është bërë publike.