Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh deklaroi se është koha që “të zvogëlohet retorika dhe të rritet diplomacia” me Korenë e Veriut, duke shtuar se është i gatshëm të ndihmojë në negociata.

Ai theksoi se zyret e tij janë çdoherë të hapura, duke u porositur Rusisë, Japonisë, SHBA-së, Kinës dhe Koresë së Veriut dhe të Jugut se zgjidhja për krizën duhet të jetë politike, ndërsa pasojat nga intervenimet ushtarake janë aq të tmerrshme, saqë është e pamundur të mendohet për to.