Mesfushori gjerman shumë shpejt do të jetë i gatshëm për lojë.

Ilkay Gundogan gëzon Pep Guardiolën. Mesfushori i kombëtares së Gjermanisë, është riaftësuar plotësisht nga lëndimi në gju që pësoi në muajin dhjetor të vitit të shkuar dhe gjasat janë që të jetë gati për të luajtur në javën e dytë të Premier Ligës.

Guardiola nuk do ta rrezikojë mesfushorin turko-gjerman në ndeshjen e parë të  kampionatit ndaj Brightonit që luhet këtë të shtunë, por do t’i japë disa minuta në miqësoren e 15 Gushtit ndaj spanjollëve të Gironas, në mënyrë që Gundogan të rifitojë formën e tij më të mirë në mënyrë graduale.

Në sezonin e tij të parë me Cityn, ish-lojtari i Dortmundit zhvilloi në total vetëm 16 ndeshje.