Pep Guardiola insiston se Premeirliga nuk është liga më e fortë në botë, ani pse është më e ndjekura

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e pranon se Premierliga është më e ndjekura, por insiston se nuk është më e mira.

Ai tha se skuadrat spanjolle po luftojnë gjithnjë për titujt në Evropë dhe kur këtë ta bëjnë skuadrat e Premierligës, atëherë është liga më e fortë.

“E di që ju doni të dëgjoni të them se Premierliga është kampionati më i fortë. Por, ajo është liga më e ndjekur”, tha Guardiola gjatë një takimi me gazetarë.

“Natyrisht që Premierliga është shumë e vështirë, po ashtu janë edhe ndeshjet në Bernabeu, Cam Bou, Sanchez Piz’juan. Kjo sepse në dekadën e fundit të gjitha skuadrat spanjolle janë pjesë e Ligës së Kampioneve dhe Europa league, duke i fituar shpesh këto gara. Premierliga do të jetë më e forta kur me të 5 skuadrat do të arrijë në raundet e fundit në Ligën e Kampioneve”.