Raheem Sterling nuk do të largohet nga Manchester City për të kaluar në Arsenal

Sulmuesi angleze, Raheem Sterling ishte lidhur me një kalim të mundshëm në Arsenal, si pjesë e marrëveshjes për Alexis Sanchez.

Por burimet e Sky Sports bëjnë me dije se Pep Guardiola ka refuzuar këtë mundësi, pasi nuk dëshiron të humbas anglezin.

Arsenal thuhet po ashtu se ka refuzuar 54 milionë euro të Cityt për Sanchez, i cili ka kontratë vetëm deri në vitin 2018.