Guadria Di Finanza ka publikuar videon e ndjekjes prej 5 orësh të dy skafistëve shqiptarë që po  trafikonin 2 ton marihuanë drejt brigjeve italiane dhe që më në fund u arrestuan.

Në video shfaqen skafistët shqiptarë, njeri prej tyre më saktë, teksa flak në det dengjet me marihuanë për të zhdukur provat, një përpjekje e kotë kjo. Ata u kapën në brigjet e Vieste, në Foggia, pas një ndjekjeje të gjatë, shkruajnë mediat italiane sot.

Kontrabandistët, B.42 vjeç dhe J.H. 31 vjeç, të dy nga Vlora, u arrestuan për posedim dhe trafik ndërkombëtar droge dhe iu dorëzuan drejtësisë italiane.

Marihuana që iu kap atyre u peshua dhe rezultua 2261.50 kg e ndarë në 110 dengje.