Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë parashtroi nismë për interpelancën e ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Siç informoi në konferencën për shtyp në Kuvendin e Maqedonisë deputeti Antonio Milloshovski, në interpelancë janë theksuar shumë gjëra, por theksoi tre shkaqe kyçe për ata. Marrëveshja për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, mosemërimi dhe mosreferenca e Aleksandar Nikollovskit për ambasador të plotfuqishëm të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe strategjinë për refugjatë dhe migrantë.

“Puna e parë është nënshkrimi i ngutshëm, i dëmshëm i marrëveshjes për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Shmangia që të diskutohet për të, gënjeshtra se bëhet fjalë për projekt-tekst që mund të përmirësohet ku do të ishte e përfshirë edhe opozita, ndërsa nënshkrimi i tekstit përfundimtar që nuk ka qenë asnjëherë lëndë as e negociimit, por ka qenë vetëm pranim i pozitave bullgare për çka i urojmë Qeverisë bullgare që ka luftuar për interesat e saj, por jo edhe të ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë i cili nuk i ka përfaqësuar interesat kombëtare të Maqedonisë dhe ka nënshkruar dispozita të cilat do të jenë me zbatimin për Republikën e Maqedonisë”, tha Milloshovski.

Në lidhje me Aleksandar Nikollovskin theksoi se i ka kaluar të gjitha fazat kushtetuese procedurale për emërimin e tij dhe joemërimin për ambasador, duke i përfshirë edhe 28 agremente të marra nga anëtaret e BE-së, ndërsa nga MPJ-ja kanë marrë vetëm konkludim se procedura ndërpritet pa iu referuar asnjërit nen të Ligjit për punë të jashtme ose të Kushtetutës që është shkelur.

Ai tregoi edhe në, siç tha, mospasjes së qëndrimit kategorik, negativ dhe të qartë nga ministri Dimitrov në lidhje me presionin që kryhet ndaj Republikës së Maqedonisë, thotë, të ndërtojë qendra të pranimit dhe kampe të refugjatëve për migrantë.

“Këto janë tre pikat e theksuara në vetë interpelancën të cilën sot e dorëzojmë dhe ajo që ishte e pamundur nga shumica parlamentare që të diskutohet në një seancë të hapur normale”, tha Milloshovski