Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski akoma janë në arrati. Policia edhe pse po i kërkon në më shumë lokacione nëpër Maqedoni, ata megjithatë vazhdojnë të mbeten të pakapshëm për t´u dërguar në burgun e Shutkës.

Tashmë 6 ditë MPB-ja i kërkon punonjësit operativë të policisë sekrete, të cilët Prokuroria Speciale i akuzon për  përgjim të paligjshëm disavjeçar. Ata janë të akuzuar në rastet „Tenderët“ dhe „Target“, përmes së cilëve duhet të vërtetohet kush i ka keqpërdorur sistemet për ndjekje të komunikimeve dhe me urdhër të kujt.

Ndërkohë edhe ish shefi i tyre Sasho Mijallkov, nën komandën direkte të të cilit kanë qenë të arratisurit, mbeti pa pasaportë.