Një grua ka rrëfyer se si i fejuari i futi duart në fyt dhe më pas e varrosi për së gjalli, por pavarësisht kësaj, ajo ia doli që të mbijetonte.

Kjo është historia e tmerrshme e Stacey Gwilliam nga Swansea, Uells, e cila u la për e vdekur nga i fejuari i saj Keith Hughes.

E ftuar në një program televiziv, 34 – vjeçarja rrëfu historinë të denjë për një film horror.

“Dallova pjesë të buta lart dhe nisa të gërmoj. Mund të dëgjoja zemrën që më rrihte, si dhe zhurmën e detit. Gjithçka dukej sikur lëvizte ngadalë dhe e vetmja gjë që mund të shihja ishin ngjyra të sfumuara jeshile dhe kafe. Nuk merrja dot frymë, nuk lëvizja dot, isha e paralizuar”, rrëfeu ajo.

Gwilliam iu desh të qëndronte 26 ditë në spital, 14 prej të cilave në koma të induktuar.

Por edhe sot, një vit më vonë nga kjo ngjarje e tmerrshme, ajo ka ende vështirësi në t’u ushqyer dhe për të folur.

Kur policia e arrestoi të fejuarin e saj, ai i tha oficerëve se nuk do të mund ta gjenin kurrë trupin e 34 – vjeçares. Por Hughes mbeti i shokuar kur iu dha lajmi se në fakt ajo ishte gjallë.